RREGULLORE PËR
“MBROJTJEN, PËRPUNIMIN, RUAJTJEN DHE SIGURINË
E TË DHËNAVE PERSONALE NË SHKOLLËN
“ALBANËT”
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i kësaj Rregullore është përcaktimi i procedurave organizative e teknike, masave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurisë, ruajtjes dhe administrimit të të dhënave personale nga shkolla “ALBANET” (në vijim referuar si “SHKOLLA”).