Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin”, në shkollën tonë gjatë gjithë muajit prill do të zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese.
Një aktivitet i tillë u zhvillua sot në klasën përgatitore. Në bashkëpunim me shërbimin psiko – social të shkollës, fëmijët morën informacion të përshtatur mbi autizmin, ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me shokët me “Aftësi Ndryshe”, realizuan së bashku një poster dhe finalizuan aktivitetin duke dhënë mesazhe fëmijërore, por shumë kuptimplota, si:
“Ne luajmë të gjithë së bashku”.
“Unë nuk e përjashtoj nga loja shokun tim me autizëm”.
“Unë e ndihmoj kur ka nevojë shokun tim me autizëm” etj.