Në lidhje me aktivitetet e muajit të historisë që organizon shkolla, bashkëpunuam me Muzeun Kombëtar në lidhje me temën “Arkeologu i vogël”. Nxënësit e klasës V, të ndarë në 2 grupe, nën drejtimin e punonjësve të këtij projekti, organizuan veprimtarinë e zbulimit të burimeve të ndryshme, materiale në vasketat e krijuar posaçërisht.
Kureshtja, pasioni i nxënësve u ndërthur me harmoni dhe konkurrimin për të zbuluar sa më shumë objekte të vjetra.