Disa për herë të parë, disa të mësuar tashmë ,kanë vizituar mjediset e kopshtit “Albanët” të përshtatura sipas grupmoshave. Këngët, kërcimet, bisedat, përkushtimi i mësueseve bënë që emocionet e fëmijëve dhe prindërve të zëvendësohen me sigurinë që këta fëmijë do të kalojnë një tjetër vit të bukur në kopësht.
Shkolla” Albanët” ka hapur dyert e parashkollorit.
Dhjetra fëmijë kanë lënë mjediset e kopshtit dhe u janë drejtuar klasave të parashkollorit. Tashmë më të rritur, ata do të fillojnë rrugëtimin drejt shkollës. Plot emocion dhe kuriozitet fëmijët janë njohur me mjediset e reja, shokët e rinj si dhe me mësueset me të cilat do të kalojnë një vit shkollor mes dijeve dhe argëtimit duke hedhur themelet për një shkollim të suksesshëm.