Në muajin e frankofonisë, java jonë frankofone 26 – 30 mars, përfshiu klasat II-IX, duke zhvilluar veprimtari krijuese në shkollën Albanët.
Klasat II-III, të cilat nuk studiojnë ende gjuhën frënge, u njohën me simbolet e Francës të cilat i ngjyrosën. Ndërsa në ciklin e klasave IV-IX, frankofonia u konceptua në formë konkursi. Klasat e ndara në grupe me 3-4 nxënës, u udhëhoqën prej një animatori të zgjedhur nga klasa IX, i cili përgatiti një sërë aktivitetesh praktike në mënyrë që të kontrollojë, nxisë dhe vlerësojë.
Aktiviteti u zhvillua me qëllimin e njohjes së kulturës, traditës, simboleve të vendeve frankofone në personat që e flasin këtë gjuhë.