Mirë se erdhët në kampin veror Albanët!
Sapo kemi filluar me larminë e aktiviteteve për këtë verë. Sport, pikturë, kërcim, aktrim, lojëra uji, lojëra tavoline, lojëra sportive, muzik, anglisht, orë gatimi, kinema, ekskursione e shumë orë zbavitje të tjera nën drejtimin e mësuesve specialist dhe asistent.
Kampi Alban është vendi ku fëmijët jo vetëm argëtohen, por edhe zhvillojnë aftësi sociale, komunikuese dhe artistike.
Së bashku me ju, vera është edhe më e bukur!