“Nxënësit e klasës së IX-të patën një orë gjeografie ndryshe të premten e kaluar. Nëpërmjet një takimi online ata patën mundësinë të komunikojnë dhe të shkëmbejnë ide me gazetaren e mirënjohur Rudina Xhunga. Si një figurë publike, Rudina ka promovuar gjithmonë turizmin vendas, madje në këtë takim ajo iu sugjeroi nxënësve të shkollës Albanët që të vendosin gishtin në hartën e Shqipërisë dhe ta vizitojnë vendin e zgjedhur sëbashku me prindërit. Sara dhe Teodori, nxënës të klasës së IX-të, e zbatuan në fundjavë këtë ide duke vizituar përkatësisht “Shtegun e Ngjyrave” në Kukës dhe Bogën në veri të vendit. I jemi falenderues gazetares Rudina Xhunga për kohën dhe idetë frymëzuese që iu dha nxënësve tanë, si dhe e mirëpresim në vazhdim fizikisht në shkollën apo fermën “Albanët”!