Në kuadër të festave të Nëntorit nxënësit e klasave të IV organizuan një konkurs midis tyre, rreth temave që janë trajtuar deri më tani në lëndën e historisë. Në konkurs u përfshinë pyetje rreth ngjarjeve më të rëndësishme që kanë ndikuar në formimin e shtetit shqiptar.
Përkushtimi, dëshira për të mësuar më shumë, si dhe serioziteti ishin cilësitë që nxënësit nxorën në pah gjatë gjithë aktivitetit.