Nxënësit e klasave të katërta organizuan një orë të integruar midis lëndës së Historisë dhe Qytetarisë me temë: “Kultura dhe tradita e vendit tonë”.
Nxënësit të ndarë në grupe sollën elementë të kulturave dhe traditave të krahinave të ndryshme të vendit tonë. Në këtë orë mësimore fëmijët mësuan, kënduan, u argëtuan dhe shijuan ushqimet e shëndetshme nga duart e arta të gjysheve.