“Mësojmë përmes projekteve”, kështu u titullua koncerti përmbyllës i klasave të Ciklit të Ulët. Numrat më të zgjedhur të projekteve të secilës klasë, erdhën në skenën e “Akademisë së Arteve të Bukura”, Tiranë ,në datën 14 Prill 2017.
Njëri pas tjetrit , përfaqësues të klasave prezantuan temat e projekteve dhe u shprehen lidhur me projektet e tyre si pjesë metodike mësimore e përdorur në shkollën tonë. Pas çdo prezantimi klasat kishin përzgjedhur numrat më të mirë , për t’i prezantuar në skenë.
Koncerti u hap me një kërcim nga nxënësit e klasave parapërgaditore, të cilët në daljen e tyre të parë na treguan se me guxim e dashuri sjellin gjëra të bukura.
Klasat e para u prezantuan me temën “Ne jemi banorët e botës së madhe”. Në skenë ato sollën një kolazh këngësh më të mira të festivaleve për fëmijë.
Klasat e dyta u prezantua me temën “ Zogjtë shtegëtojnë”. Në skenë ato performuan një kërcim, ku dalluan për masivitetin dhe ngjyrat që sollën.
Klasat e treta u prezantuan me temën: “Kënga , poezia, kërcimi, mendimi të kushtohen vetëm ty”. Gjithçka në sintoni me temën , nxënësit e këtyre klasave erdhën me poezi, kërcim dhe këngë kushtuar nënave.
“Të gjithë jemi inteligjent” ishte tema e projektit që klasat e katërta prezantuan. Në mënyrë mjaft dinjitoze performuan si në këngë ashtu dhe kërcim.
Për ta përmbyllur me projektet ishin klasat e pesta, ku u prezantuan me temën :”Trashigimia popullore”. Kënga e bukur shqipëtare , kercimet karakteristike të trevave më të njohura të vëndit , si dhe veshjet kombetare zbukuruan skenën duke emocionuar të pranishmit në sallë.
Niveli i lartë interpretativ nga nxenesit pjesëmarrës, të cilët zgjuan emocione te veçanta, shënoi një tjeter ngjarje të rendesishme te shkollës që shërben si në rritjen e nivelit arsimor, ashtu dhe atij edukativo-kulturor.
Pjesë shumë e rëndësishme e këtij koncerti ishte ndarja e çmimeve në kërcim, që mbetet një risi e cila do ngelet traditë tashmë e shkollës. Çmimet ishin:
Numrat speciale rritën vëmendjen dhe nivelin artistik të këtij koncerti festiv. Etydi “Më Faleminderit”, solli një mesazh shumë kuptimplotë dhe ngjalli mjaft emocione tek spektatorët. Gjuha shprehëse ndërmjet gjesteve dhe kërcimit ishte një gjetje dhe realizim nga profesori i kërcimit Gjergj Bajrami.
Nxënësia e klasës së nëntë, Era Mane, interpretoi mjeshtërisht “Monolog për dinjitetin”.
Një tjeter numër special ishte dhe kërcimi indian, performuar nga vajzat e klasave të treta dhe të katërta, I cili solli atmosferë të bukur, ngjyra dhe ritëm në sallë.
I gjithë ky spektakël u prezantua nga gazetarja Ermira Çausholli , së bashku me nxënësen e klasës së tetë Anisa Muzhaqi.