Në orën e Abetares organizuam një veprimtari sa edukuese aq edhe argëtuese.
Nxënësit të ndarë në grupe u ushtruan në shtrimin e tryezës duke bashkëpunuar me njëri – tjetrin. Biseduam rreth dietës ushqimore dhe në fund konsumuam mëngjesin së bashku si një familje, me ushqime të sjella prej tyre.