Koncerti “Nëna, universi i mirësisë”, ishte një nga surprizat më të bukura që mund t’i bëjë një artist i vogël nënës, figurë e cila na shoqëron që nga lindja.
Nxënësit e klasave të treta u kujdesën duke e zbukuruar me punët (aplikacionet) e tyre skenën e koncertit. Duke kënduar, kërcyer, recituar si dhe nëpërmjet humorit, vogëlushët përcollën emocionin e thellë të dashurisë për nënat dhe gjyshet.
Artistët e vegjël me gjallërinë e tyre i dhanë ngjyrat më të ëmbla 8 Marsit, ditës së ëngjëllit të tyre mbrojtës, madje edhe i përlotën ato!