Të mësuarit përmes projekteve është diçka e zakontë për shkollën tonë.
Kjo u pa edhe në orën e diturisë, ku klasat përgatitore krijuan me mjete të riciklueshme katër fazat e ciklit të jetës së fluturës. Gjatë punës u përdorën makarona, letra me ngjyra, lapsa me ngjyra, gjethe e degë peme. Fëmijët mësuan nëpërmjet projekteve duke ditur të jenë krijues të mirë.