Shkolla - Albanet

Shkolla

Mirë se erdhët në institucionin jopublik Albanët!


 
 

Ë shtë një kënaqësi e veçantë për mua si drejtuese e përgjithshme të ndaj me ju filozofinë dhe pasionin tim për punën.

Shkolla Albanët kurorëzon çdo ditë me sukses dëshirën time të madhe për të ndihmuar çdo fëmijë të jetë vetvetja, për të besuar më shumë dhe për të luftuar fort për ëndrrat që do të arrijë.

Filozofia e gjithë institucionit mbështetet fort në marrëdhëniet e forta mësues- prind- nxënës, ku nxënësi është në qendër të çdo gjëje.

Mësimdhënie efektive, klimë e ngrohtë , zhvillim i gjithanshëm i fëmijës dhe bashkëpunimi prind – mësues janë katër shtyllat e forta mbi të cilat ngrihet institucioni Albanët. Këto të gërshetuara me njëra- tjetrën janë kombinimi që na kanë ndihmuar gjithmonë të hedhim hapa të suksesshëm drejt formimit të nxënësve tanë si individë.

Në shkollën tonë çdo nxënës mbart potencial brenda vetes dhe ne si mësues përdorim të gjitha metodat që ky potencial të zhvillohet maksimalisht. Puna me grupe, mësimi i individualizuar, mësimi më bazë projektet janë disa nga mënyrat që në si mësues i përdorim me qëllimin e vetëm: zhvillimin maksimal të çdo aftësie që nxënësi zotëron.

Shkolla Albanët është një familje e dytë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë që fëmijët tanë të ndihen si në familje. Problemet, gëzimet apo kënaqësitë ne i ndajmë me njëri – tjetrin, edhe pengesat i zgjidhim të gjithë së bashku. Kjo na e bën punën më të bukur e më të lehtë.

Të edukosh në ditët e sotme është një sfidë dhe përgjegjësi. Fëmijët tanë kanë nevojë, jo vetëm të aftësohen në fusha të ndryshme, por edhe të formojnë personalitetin e tyre, i cili do t’i ndihmojë në të ardhmen. Shkolla Albanët nëpërmjet zhvillimit të aftësive artistike dhe sportive formon te nxënësit tipare si vetëbesimi, motivimi, bashkëpunimi, integriteti; të gjitha shumë të rëndësishme për të përballur jetën në vijim.

Bashkëpunëtorët tanë më të afërt janë prindërit. Marrëdhënia e hapur dhe e ngushtë , gjithmonë në ndihmë të fëmijës dhe vetëm për fëmijën. Prindërit Albanë janë shpesh pjesë e projekteve apo aktiviteteve që ne zhvillojmë.

Jam e lumtur që mbështetjen e tyre e ndjejnë të gjithë mësuesit dhe falenderoj të gjithë prindërit me të cilët kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj.

Ndikimi që një mësues ka në jetën e njeriut nuk është i përcaktuar, ai mund të vazhdojë në pafundësi.

Me respekt dhe mirënjohje

Dr. Irena Mane

Stafi

Irena Mane

DR. e Përgjithshme


Univesiteti i Tiranës, dega Histori Gjeografi
M.SH. Politikat e Drejtimit në Arsim

Eltona Gora

DR. Didaktike


Universiteti i Tiranës, dega: Fizikë
M.SH. Politikat e Drejtimit në Arsim

Rovena Cakaj

N ⁄ DR didaktike AMU


Universiteti “ Ismail Qemali” dega: Cikli i Ulët
MSH.Psikologji këshillimi
M.SH. Politikat e Drejtimit në Arsim


Borana Serenllari

N/ Drejtore, kryetare e ekipit lëndor Gjuha dhe komunikimi


Universiteti i Gjuhëve të Huaja, dega Frengjisht

Elvira Çobo (Deralla)

Kryetare e ekipit lëndor Matematikë


Shkencat e natyrës dhe TIK

Anila Goduni

Kryetare e ekipit lëndor Shoqëria dhe mjedisi, Artet etj