Të gjithë ndryshojmë nga njeri-tjetri, por jemi të barabartë në liritë dhe veprimet tona. Në këtë konkluzion arritën nxënësit e parashkollorit.
Kjo temë u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me psikologen e shkollës, Jorida Cane. Më pas në klasë u zhvilluan aplikacione, ngjyrosje, punë me librin, ku nxënësit e parashkollorit e kuptuan më mirë mesazhin e kësaj teme, duke hedhur edhe idetë e tyre të pastra.
Për ta, sot ishte një ditë shumë e bukur.