Në edukim rëndësia e artit është primar. Nëpërmjet ngjyrave zhvillojmë imagjinatën dhe fantazinë, përcjellim ndjesinë e së bukurës, edukojmë vullnetin dhe përqëndrimin.
Në këtë projekt, fillimisht në klasat e para, prezantohen ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta. Mirëpo edukimi nëpërmjet artit është gjithëpërfshirës, ai shtrihet në ciklin e ulët dhe të lartë. Teknikat e përdorura në pikturë janë lapsi, vizatimi, akuareli, mozaiku, aplikacionet.
Më gjerësisht nxënësi njihet me formën, burimin e dritës dhe hijes, kompozimin. Këto elemente e pasurojnë artistin e vogël. Shembujt e formave i marrim në natyrë. Mozaiku për shembull është teknikë shumë e rëndësishme sepse rrit përqëndrimin.