Nxënësit e klasës së III-A dhe III-B realizuan në orën e anglishtes një projekt me temë “Make a shoebox house.”
Ata ndërtuan shtëpi me kartonat e këpucëve dhe brenda tyre bënë ndarjen e dhomave, duke vendosur mobilie dhe orendi të punuara nga vetë ata. Nxënësit punuan me plastelinë dhe mjete të ndryshme për realizimin e projektit.