Nxënësit e klasës së gjashtë zhvilluan sot një vizitë në Bibliotekën Kombëtare. Një vizitë e cila iu shërbeu per të prekur dhe ndjerë më nga afër magjinë e librave.
Në një bisedë miqësore me punonjëset e bibliotekës, nxënësit u njohën me format e reja të aplikimit dhe anëtarësimit për t’u bërë pjesë e Bibliotekës Kombëtare.
Midis librave fëmijët zbuluan kënaqësinë e të lexuarit dhe rëndësinë e librit.