Cikli i lartë
Përkushtim, bashkëpunim, punë , por dhe shumë kënaqësi shoqëruan projektet e para të këtij viti. Temat e zgjedhura dhe grupet e formuara mbi bazë të veçorive të gjithësecilit ishin çelësi për suksesin e radhës. Nxënësit të mësuar tashmë më Mësimin e Bazuar në Projekte ndërmorrën sfida të reja duke zgjedhur tema sa sociale dhe motivuese. Kështu ishte tema “ 18 fëmijë, 18 histori”, ku të gjithë sollën një panoramë nga jeta e tyre apo grupi me temë “ Change your word, change your mindset” me mesazhe domethënëse për marrëdhëniet midis njerëzve.
Suksese !
Cikli i ulët
Të mësojmë nëpërmjet projekteve është mënyra më e mirë për nxënësit tanë të vegjël. Çdo gjë që ata lexojnë dhe mësojnë në libra kthehet në dije të qëndrueshme, që do t’ju nevojiten gjithë jetën, kur ata e prekin me duart e tyre të vogla.
Temat për ciklin e ulët u zgjodhën me kujdes për t’ju dhënë mundësi të gjithëve të ishin pjesëmarrës dhe të ndërtonin ata vetë çdo poster apo moket.
Ky vit përfshiu edhe klasën e parë me një temë të dobishme për të gjithë “ Të jemi të sigurtë”. Prezantimi nga nxënësit e klasave të para ishte një emocion i papërshkrueshëm me fjalë.
Suksese të gjithëve!