Albanët më të vegjël festuan Vitin e Ri mes këngëve, vjershave , kërcimeve dhe dramatizimeve , të cilat erdhën përmes gëzimit të tyre fëmijëror.
Gjallëria e festës dhe spontaniteti i fëmijëve shkaktoi te të gjithë të pranishmit emocione të forta.
Supriza më e madhe e Albanëve tanë ishin pjesët e zgjedhura për dramatizim, të cilat sollën problemet e jetës së përditshme. Të natyrshëm dhe plot humor fëmijët ngjanin si aktorë të vërtetë. Salla u mbush me nota lumturie e gjallërie që përcillnin buzëqeshjet e tyre.
Kjo atmosferë e hareshme vazhdoi duke mirëpritur edhe ëmbëlsirën e festës, që ishte padyshim babagjyshi me dhuratat e tij, të cilët fëmijët e pritën me padurim e lumturi.
Gëzuar dhe Suksese!